Caktohet data, kur do të mbahet konferenca e donatorëve për të ndihmuar Shqipërinë

Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen ka deklaruar se më 17 shkurt do të zhvillohet konferenca e donatorëve për Shqiperinë.

Ajo ndodhet ne nje konference për median me kryeministrin kroat, me rastin e marrjes së kryesimit të BE-së nga Kroacia.

Ajo nënvizoi se Shqipëria dhe Maqedonia Veriore i përmbushën kushtet e vendosura, tani është radha e BE-së për të filluar bisedimet e pranimit

“Metodologjia e re e zgjerimit do të prezantohet para samitit të Zagrebit. Hapje e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do jetë paralelisht me reformimin e procesit të zgjerimit”, tha Von Der Leyen.

Këtë datë e ka konfirmuar edhe delegacioni i Bashkimit Europian konfirmoi përmes një postiminë twitter

“Konferenca e donatorëve për të ndihmuar Shqipërinë në përpjekjet e saj për rindërtim pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit të vitit të kaluar do të zhvillohet në 17 shkurt 2020 në Bruksel. Bashkimi Evropian qëndron pranë Shqipërisë”


Shtuar 10.01.2020 12:05