Kunati i Drita Saliajt: Nipi të varet, dua drejtësi!

Tre adoleshentët kanë pranuar vrasjen e 50 vjeçares në Mallakastër, duke u shprehur se situata u ka dalë jashtë kontrollit.

Ndërkohë, kunati i viktimës ka folur në lidhje me këtë ngjarje të rëndë. Ilir Saliaj ka kërkuar që nipi të varet dhe se nuk do t’ia falë kurrë atë që bëri.

“Dua drejtësi…nipi të varet. Trupin në rezervuar sipas nipit e ka hedhur shoku i tij. Nipi është djal i keq dhe është përdorues i hashashit. Djali është tip mashtrues, nuk i besohet asnjë fjalë.”
Edhe burri i të ndjerës ditën e djeshme, tha se nuk do t’ia falë kurrë nipit atë që bëri. Sjellim në kujtesë se të rinjtë kishin shkuar në shtëpinë e Drita Saliajt për të vjedhur, pasi ajo kishte shitur një lopë dhe kishin dëgjuar se i kishin nisur para nga Greqi”, është shprehur Saliaj.


Shtuar 9.01.2020 10:34