“Kulmi në Shqipëri ka arritur”, Pëllumb Pipero jep lajmin e mirë

Mjeku Pëllumb Pipero ka bërë një postim në rrjetin social Facebook ku pranon se tashmë Shqipëria ka arritur kulmin e pandemisë që sipas tij është një kulm i butë falë masave të marra nga qeveria në kohën e duhur.

Sipas Piperos ky kulm ka shënuar këto shifra të larta “pasi janë testuar në mënyrë “agresive” rastet e kontaktit të ngushtë, dhe në përgjithësi rezultojë familjarë” por që edhe në javën në vazhdim do të ketë po këto shifra.

Postimi i mjekut Pëllumb Pipero

“Nje grafik dhe nje leter!

E fillova keshtu kete postim nisur nga shqetesimi i Prof. E. Ruka per kurben qe tregon ecurine e epidemise ne vendin tone, duke e falenderuar profesorin e nderuar por dhe duke spjeguar se nisur nga ecuria e covid 19 ne vendet e tjera edhe ne prisnim qe kjo jave te mbyllej pak a shume me keto numura, duke arritur sipas mendimit tim kulimin e saj, nje kulm i bute ky fale masave te mara nga qeveria, ne kohen e duhur sipas meje! Numurat jane realtivisht te larte pasi jane testuar ne menyre “agresive” rastet e kontaktit te ngushte, dhe ne pergjithesi rezultoje familjare.

Ne presim pak a shume te njejtat numura dhe ne javen qe vjen, une e kam quajtur shesh pushim, e mandej fillimin e renies se kurbes. Por ka tre indikatore te rendesishem ne ecurine e kesaj kurbe, se pari masat e mara nga qeveria kombinuar me keshillat tona, se dyti gjurmimi i rasteve te kontaktit dhe testimi i tyre, se treti qendrimi i qytetareve ne shtepi. Nese njeri nga keto komponente ka çaluar kurba nuk do jete ajo qe presim, por ajo qe shohim jo larg nesh, ne Itali, Spanje apo dhe me tej!!!

Po e vazhdoj postimin me nje leter te Nene Vezikos, gjyshes nga Vlora, e shtruar ne spital se bashku me tre pjestare te familjes se saj me Covid 19, sot te gjithe te sheruar. E fundit doli nga spitali Nene Veziko, e moshuar por luftarake deri me fund, dhe se bashku me ne ja doli, fitoi ndoshta betejen me te veshtire te jetes se saj, fitoi mbi Covid 19. Te shkuara dhe jete te gjate Nene Veziko!”, shkruan mjeku.


Shtuar 5.04.2020 19:12