Kërcënonin me jetë 17 vjeçaren dhe e shfrytëzonin për p*ostitucion, kapet dyshja e rrezikshme në Tiranë

Policia e Tiranës ka finalizuar një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shfrytëzimit të prostitucionit duke arrestuar dy persona.

Sipas policisë, dy shtetas shfrytëzonin për prostitucion një shtetase 17-vjeçare nëpëmjet dhunës dhe kërcënimeve për jetën dhe familjen.

Në bazë të provave të grumbulluara u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Salvation”, në kuadër të të cilit u bë i mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i G.M (S), 31 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale ” Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe E.M., 27 vjeçe, banuese në Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur.


Shtuar 24.08.2020 07:13