Kërcënoi gardianin, lirohet anëtari i bandës së Avdylajve

Saimir Gjepali, anëtar i grupit Avdylaj është liruar nga burgu.

Ai ishte i dyshuar për laboratorin e heroinës në Has, ndërsa së fundmi ishte përfshirë dhe në një konflikt në burgun 313 në Tiranë ku edhe shau njërin prej gardianëve.

Gjyqtar ka qënë Vladimir Skënderi ndërsa prokuror i çështjes, Drini Pali. Vendimi për të u mor në një seancë me dyer të mbyllura.

Vladimir Skënderi ka vendosur si masë “detyrim paraqitje” për Gjepalin.

Konflikti mes Avdylajve dhe gardianëve ka ndodhur para disa ditësh, ku Gjepali bashkë me anëtarët e tjerë të grupit të Avdylajve akuzohen se kanë dhunuar me dhumë fizike dhe verbale gardianin.


Shtuar 11.06.2020 08:54