Katër javë në terapi intensive, 70 vjeçari nga Kruja fiton betejën me koronavirusin

Një 70 vjeçar nga Kruja, ka fituar betejën me koronavirusin, pasi ka qendruar për katër javë me radhë në reapartin e terapisë intesive, në spitalin Infektiv.

Lajmi bëhet i ditur nga vetë Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila shprehet se gjithçka ka ndodhur falë punës së palodhur të mjekëve.

“Çdo ditë stafi mjekësor i spitalit infektiv përballet me raste të reja të pacientëve që kanë nevojë për trajtim mjekësor, siç ka çdo ditë, pacientë që e fitojnë betejën me virusin e rrezikshëm covid 19!

Me punë të palodhur e përkushtim nga mjekët dhe infermierët, pas 4 javësh në terapi intensive, 70 vjeçari nga Kruja është shëruar dhe kthehet në shtëpi

Deri tani 30 pacientë të trajtuar në terapi intensive në spitalin infektiv, e kanë fituar betejën me sëmundjen, falë trajtimit mjekësor dhe shërbimit të të gjithë ekipit të palodhur të Infektivit’, shkruan Manastirliu.


Shtuar 27.04.2020 08:44