Jepet vendimi për Erdet Çapokun, çfarë tha para gjykatës

Gjykata Penale e Tiranës dha masën “arrest me burg” për Erdet Çapokun, pasi vrau mizorisht kunatën e tij.

34 vjeçari është shprehur se nuk është në gjendje të rikujtojë atë që ka ndodhur.

“Unë nuk mbaj mend në lidhje me ngjarjen qe kam kryer. Unë kam investuar për kunatën dhe mbesën por ato nuk më kanë mbështetur. Nuk jam në gjendje të rikujtoj hap pas hapi çfarë ka ndodhur”, mësohet të ketë thënë Erdet Çapoku para trupës gjykuese.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi në Paskuqan ditën e premte, ku i akuzuari goditi me mjete të forta duke i shkaktuar vdekjen të resë.


Shtuar 12.01.2020 13:49