Infektohen me koronavirus një punonjës në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit

Një punonjës i sallës operative në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Mësohet se bëhët fjalë për një 40 vjeçar me origjinë nga Përmeti.

Mesditën e sotme, u raportua se shefja juridike në Universitetin “Aleksander Xhuvani” në Elbasan ka rezultuar pozitive me Covid 19. Ajo nuk ishte paraqitur në punë pasi ishte angazhuar në trajnime dhe projekte në kryeqytet ku dhe mendohet se është infektuar.

Por e infektuara është bashkëshortja e zv dekanit të Fakultetit Ekonomik në Elbasan duke e bërë të rrezikuar prej virusit këtë departament. Nga ana tjetër juristja është drejtoreshë e një qendre për personat me aftësi të kufizuara.


Shtuar 18.06.2020 16:31