I mori jetën me thikë bashkëshortes, vetëdorëzohet në polici 45 vjeçari

Lulzim Cuku është vetëdorëzuar në polici ditën e sotme pasi goditi për vdekje me thikë gruan e tij 33-vjeçaren Manjola Cuku.

Polcia njofton se autori i dyshuar i ngjarjes, shtetasi Lulzim Cuku, si pasojë e trysnisë së Policisë është vetëdorzuar në Komisariatin e Policisë Burrel.

Raportohet se 45-vjeçari jetonte në Greqi dhe kishte vetëm një javë që kishte ardhur në Shqipëri. Mësohet se krimi i rëndë ka ndodhur në sy të 3 fëmijëve të mitur të çiftit, ndërkohë që çifti ka edhe një vajzë 9 muajshe.

Njoftimi i policisë
“Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Xhafzotaj, më datë 01.02.2020, ku shtetasi Lulzim Cuku, 45 vjeç, qëlloi me mjet prerës thikë, bashkëshorten e tij shtetasen M.C. 33 vjeçe, e cila për pasojë ndërroi jetë, ju informojmë se;

Policia e Durrësit pas njoftimit të marrë në lidhje me ngjarjen është vënë në ndjekje të autorit duke bashkëpunuar dhe me DVP Tiranë e DVP Dibër.

Gjithashtu nga shërbimet policore u ushtrua kontroll në shumë objekte e ndërtesa ku dyshohej se mund të fshihej autori.

Autori i dyshuar i ngjarjes, shtetasi Lulzim Cuku, si pasojë e trysnisë së Policisë është vetëdorzuar në Komisariatin e Policisë Burrel.

Shërbimet e e Komisariatit të Policisë Durrës po mbrrijnë në Komisariatin e Policisë Burrel për të shoqëruar autorin në DVP Durrës për veprime të mëtejshme.”– njofton policia.


Shtuar 2.02.2020 13:12