”I kam sytë me lot, është e jashtëzakonshme”, Pipero përlotet në emision teksa sheh videon prekëse (VIDEO)

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero gjatë gjithë kohës, që prej fillimit të pandemisë nuk ka munguar në dalje telëvizive ku ka sqaruar hap pas hapi situatën apo ka dhënë këshilla.

Mbrëmjen e sotme, gjatë një lidhje me Skype me emisionin “Zonë e Lirë”, ai është përlotur.

Moderatori Arian Çani i vendosi videon që disa fëmijë ia kanë dedikuar mjekëve që janë në vijën e parë të luftës ndaj koronavirusit. Kjo video e ka emocionuar shumë mjekun.

“Sot duhet të jesh mjek të përjetosh këto emocione, është e jashtëzakonshme. I kam sytë me lot, është e jashtëzakonshme. Duhet të jesh aty në spital dhe të dëgjosh këto vajza që të përjetosh këto emocione. Ju përqafoj fortë ato dhe juve që na i sollët këto emocionuese”, ka thënë mjeku i emocionuar.


Shtuar 17.04.2020 20:09