”Hundën plagë nga maska”, ky është infermjeri që po sakrifikon në përballjen me koronavirusin

Ata që janë më të rrezikuarit në këtë ”luftë” janë mjekët. Ky që shihni është Ilir Velsula, që shërben si kryeinfermier në shërbimin Infektiv.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar fotot e tij me veshjen e punës dhe me fytyre zbuluar, ku ne hundë duket qartë plaga nga mbajtja e maskës.

Mesazhi i Manastirliut

Kryeinfermieri Ilir Velsula punon pa u lodhur çdo ditë në vijën e parë të frontit në shërbim të pacientëve të prekur nga #COVID19 në spitalin infektiv, me sakrificë e përkushtim, me misionin për të shpëtuar jetë🙏🏼

#Infermirët po bëjnë një punë heroike në përballjen me #covid19🤛

#FORCA❗️
#JemiMeJu


Shtuar 13.04.2020 08:34