Humbje e madhe në familjen e Encës, ndahet nga jeta i ati në moshë të re (FOTO LAJM)

Si pasojë e një sëmundje të keqe, fatkeqsish babai i Encës është ndarë nga jeta, shkruan Anabel.

Enca ka treguar gjithmonë publikisht marrëdhënien shumë të ngushtë me të atin dhe nuk është kuryer asnjëherë për të folur për të në intervista.

Ndonëse kemi parë mamanë e saj Entelën të jetë më e angazhuar me karrierën e të bijës, Enca gjithnjë e ka theksuar se pa mbështjetjen dhe mirëkuptimin e babait të saj asgjë s’do të ishte e mundur të realizohej.

Si Enca, ashtu edhe Uindi (motra e saj) nuk kanë reaguar publikisht për këtë lajm të hidhur dhe gjithashtu nuk kanë qenë aktive në rrjete sociale këto ditë çka na bën të vërtetojmë, atë që kanë thënë burimet, se babai i tyre është ndarë nga jeta të dielën.


Shtuar 26.02.2020 07:31