HOROSKOPI/ Përgatituni për një ditë plot gëzim dhe paqe, surpriza që ju pret

Dashi
Duket se orbitat e planetëve janë shumë pozitive për ju, që do të thotë se pritet një ditë e favorshme në shumë aspekte. Një propozimi i ri që mund t’ju vijë duhet marrë në konsideratë.

Demi
E keni paksa të vështirë të çliroheni përfundimisht nga dikush, apo nga makthet që ju shkakton prezenca e dikujt, por me ndihmën e Afërditës do t’ia dilni mbanë. Mundohuni të jeni më objektivë.

Binjakët
Marsi vazhdon të sjellë tension ndërkohë që Hëna “zevzeke” nga ana tjetër ushqen mosmarrëveshjet me të tjerët, që mund të kthehen për hiçgjë në konflikte. Më pragmatikë në punë.

Gaforrja
Edhe pse kënaqësitë që prisnit nga puna juaj në këtë periudhë nuk janë edhe aq të mëdha, nuk duhet të pezmatoheni, pasi do t’i keni në të ardhmen. Urani afrohet rëndë-rëndë e sjell pështjellim.

Luani
Pozicioni i yjeve të mirë për ju sot, si Marsi, Afërdita dhe Plutoni do të bëjnë që dita të jetë mjaft pozitive si në drejtim të punës, ashtu edhe në planin afektiv. Ndjeheni pak të lodhur? Do të kalojë.

Virgjëresha
Duket se sot do të jetë një ditë e vështirë për ju, pasi në përgjithësi yjet i keni “opozitarë”, si Marsi, Saturni dhe Plutoni, ndërkohë që Mërkuri nuk mund t’i përballojë dot i vetëm.

Peshorja
Duhet të shpejtoni për të realizuar një objektiv apo thjesht për të mbaruar një punë që e keni lënë përgjysmë, pasi situata yjore po bëhet gjithnjë e më e pafavorshme. Hëna ju “gudulis” ambicjen.

Akrepi
Një situata e paqartë yjore mund të bëjë që të jeni edhe ju disi konfuzë, por kjo mund të jetë vetëm për orët e para të ditës së sotme, pasi më vonë është Afërdita ajo që ju mbështet.

Shigjetari
Marsi i “trazuar” në shenjë nuk mund të sjellë gjë tjetër veçse tension, prandaj përgatituni për një ditë plot stres e lodhje, që do të sjellë jo pak pështjellim edhe në raportet ndërpersonale.

Bricjapi
Afërdita tashmë ka hyrë në shenjen tuaj dhe jo vetëm që shumë tensione të ditëve të kaluara janë fashitur, por edhe ju ka sjellë energji të reja për të përballuar ritmet stresuese të punës suaj.

Ujori
Edhe pse po kaloni një periudhë deri diku të qetë, kujdes, sepse “Hëna” mezi pret të hyjë në shenjë për t’ju “ngatërruar”. Afërdita dhe Marsi në shenjë, sidoqoftë, favorizojnë lidhjet e reja sentimentale.

Peshqit
Ndryshimi i orbitës së Venerës, që sapo ka filluar do të jetë mjaft pozitiv për ju, pasi do të sjellë një ndryshim të ndjeshëm në raportet e tensionuara me partnerin. Erosi në ngjitje.


Shtuar 27.06.2020 06:08