Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në një postim në mediat sociale shkruan se nuk do të pranojë që Kosova të nënshkruaj marrëveshje trilaterale ku Serbia është palë karshi Kosovës.
Haradinaj shton se Kosova duhet të marrë obligime dhe të drejta vetëm me ShBA, ku vetëm ShBA-të janë garantuese të sovranitetit dhe zhvillimit tonë.
Reagimi i Hharadinajt
Unë nuk do të pranoj që Kosova të nënshkruaj marrëveshje trilaterale ku Serbia është palë karshi Kosovës. Kosova duhet të marrë obligime dhe të drejta vetëm me ShBA, ku vetëm ShBA-të janë garantuese të sovranitetit dhe zhvillimit tonë. Ujmani është i yni dhe pranojmë bashkëpunim vetëm me ShBA-të për zhvillimin e energjisë dhe ujrave.