Rrëzohet nga skela punëtori në Korçë, niset me urgjencë drejt Tiranës

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në qytetin e Korçës, ku një punëtor është rrëzuar nga skela.

Mësohet se 46-vjeçar është nisur me urgjencë drejt Tiranës pasi ka rënë nga skela në një pallat në ndërtim.

Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe po shqyrton shkaqet e aksidentit.


Shtuar 4.09.2020 15:43