Hajdari thirrje opozitës jashtë parlamentare: Pranoni propozimin tim

Deputetja Rudina Hajdari ka kërkuar prej opozitës jashtë parlamentare të pranojë propozimin për listat e hapura.

Në një postim në mediat sociale, Hajdari i kujton opozitës jashtëparlamentare se listat e hapura janë diskutuar në këshillin politik dhe se ato e kishin mendjen tek tenderi i bimoetrikes.

Hajdari shton se nëse duan pazar me Edi Ramën, të na kursejnë shoë të tre, të mbyllen në vilat e tyre në fundjavë e ta bëjnë pa marrë kohë nga qytetarët të cilët duan lista të hapura e duan ndryshim sepse jane lodhur nga 30 vite pazar në kurriz të tyre.

“Listat e hapura janë diskutuar ne Këshillin Politik dhe janë refuzuar nga opozita jashteparlamentare se e kishin mendjen te tenderi i biometrikes. Nese kane ndryshuar mendje, le ta japin ok per propozimin tim dhe te rreshtohen me qytetarët.

Nëse duan pazar me Edi Ramën, të na kursejnë shoë të tre, të mbyllen në vilat e tyre në fundjavë e ta bëjnë pa marrë kohë nga qytetarët të cilët duan lista të hapura e duan ndryshim sepse jane lodhur nga 30 vite pazar në kurriz të tyre.”- tha Hajdari.


Shtuar 17.07.2020 14:26