Goditet grupi i narkotikëve në Tiranë: Arrestohen 4 persona, në kërkim edhe një grua

Policia e Tiranë ka finalizuar operacioni policor i koduar “Zall Bastari”, duke arrestuar 4 persona.

Gjithashtu, janë shpallur në kërmim dy të tjerë për kultivim të bimëve narkotike.

Janë arrestuar shtetasit

– I. M., 45 vjeç, banues në Tiranë;
– Q. M., 68 vjeç, banues në Tiranë;
– B. H., 44 vjeç, banues në Tiranë;
– L. M., 44 vjeçe, banuese në Tiranë;

Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasve N. M., 44 vjeç dhe F. M., 43 vjeçe.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në vendin e quajtur “Zgurë”, Njësia Administrative Zall Bastar, në një serë kanë kultivuar në kubikë fara narkotike, të cilat po tentonin t’i mbillnin në tokë.

Kubikët me fidanë kanabisi u asgjësuan gjatë operacionit dhe një pjesë e tyre u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Vazhdon puna për identifikimin dhe kapjen e autoreve të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim”.


Shtuar 14.05.2020 08:43