Gjenerali i NATO në Tiranë: SHBA nuk ka asnjë faj

Elminimi i gjeneralit Solemimani ka shkaktuar një debat politik dhe diskutime se mund të nisë një luftë e tretë.

Ggjenerali i NATO-s në Tiranë, Michael Barbero bisedoi për samitin e NATO-s dhe situatën në Iran e Irak.

Sipas tij, SHBA nuk kërkon të pushtojë Iranin, eliminimi i gjeneralit ishte thjesht një parandalim.

“Nuk është e vërtetë që SHBA kërkon të pushtojë Iranin. Vrasja e gjeneralit Soleimani ishte një parandalim. Irani ka organizuar disa sulme të sofistikuara, nuk kishte përgjigje nga ne”, deklaroi Barbero.

“Kemi ndërmarrë veprimet e nevojshme për të mbrojtur njerëzit tanë. Marrëveshja bërthamore me Iranin nuk ishte e mirë, duhet të negociojmë një tjetër”. Ju kujtojmë se para disa vitesh në Irak, trupat shqiptare kanë qenë nën komandën e Barbero-s.


Shtuar 9.01.2020 09:53