Gjendet i pajetë 60 vjeçari, dyshimet e para

Një 60 vjeçar ka ndëruar jetë si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 12:45 të ditës së sotme ku shtetasi H.M. mirëmbajtës rrugësh, po punonte në fshatin Vrap të Baldushkut.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë
Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 10.03.2020, rreth orës 12:45, në Qendrën Shëndetësore në Baldushk është dërguar pa shenja jete shtetasi H. M., rreth 60 vjeç, mirëmbajtës i rrugëve në Njësinë Administrative Baldushk, i cili gjatë kohës që ka qenë duke punuar në fshatin Vrap, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 10.03.2020 13:16