“Gafa” e Veliut, papritur jemi në vitin 20202 dhe ka “terror” (FOTO LAJM)

Policia e Shtetit ka shpërndarë një urdhër për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Masat kanë të bëjnë me zbatueshmërinë e vendimeve të marra në mbledhjen e qeverisë të cilat lidhen kryesisht me shmangien e grumbullimit të njerëzve në ambiente të mbyllura apo të hapura, përfshirë lokale, pube, palestra, aktivitete sportive, kulturore apo dhe frekuentimin e stadiumeve.

Por dy gjëra tërheqin vëmendje në këtë qarkore të brendshme të policisë e cila mban firmën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu. Që në fillim, është shkruar keq viti. Në vend të 2020, është shkruar 20202.

Por jo vetëm kaq. Në një paragraf tjetër është shkruar keq fjala “territor”, duke e bërë “terror”.

Të merren masa për instruktimin e personelit policor, lidhur me zbatimin e detyrave të mësipërme dhe kontrollin e terrorit dhe situatës në mënyrë të vazhdueshme, shkruhet në qarkoren e policisë.


Shtuar 11.03.2020 08:31