Fuga reagon për ngjarjen e rëndë në Fier: Ministria e Arsimit nuk ka detyrë të gjejë shkaktarin

Akademiku Artan Fuga ka reaguar lidhur me situatën e rëndë të krijuar në Fier me helmimin e 60 nxënësve në gjimnazin “Janaq Kilica”.

Reagimi i plotë

Ore nuk mund të rri pa e thënë një fjalë.

Po shkurt fare amà se nuk kam kohë.

Me rastin e helmimit të gjimnazistëve në Fier, ministria e Arsimit as ka për detyrë siç thotë të gjejë shkaktarin as t’i kërkohet t’a gjejë atë.

Se këtu po bëhet çorbë derri çdo gjë.

Shkaktarin e gjen polici i lagjes, Ministria e Arsimit duhet të gjejë se përse shkolla i lë hapësirë këtyre kriminelëve a këtyre ngjarjeve skandaloze që duhet të bënin xhiron e planetit!

O Zot nuk po merret më vesh asgjë!

Mos kanë nisur simptomat e gripit me dhimbje koke dhe trullosje!


Shtuar 4.03.2020 14:50