”Fluturon” kurba e të prekurve në Spanjë, çfarë ndodhi në 24 orët e fundit

Spanja regjistroi “kapërcimin” më të madh të saj ditor të rasteve të infektimit me koronavirus prej gati tre javësh pasi 6.740 persona të tjerë rezultuan pozitivë ndaj Covid-19 brenda 24 orësh.

Kështu ka shkuar në 219,764 numri i të prekurve, rritja më e madhe kjo që prej 4 prillit. Një zhvillim I tillë duket se i detyrohet pjesërisht rritjes së përdorimit të testeve të të antitrupave, të cilat I kanë shtuar gati 17,000 njerëz totalit të infektimeve që nga momenti kur u vunë në përdorim.

Ka megjithatë dhe një lajm të mirë nga Spanja: numri i ditëve të vdekjeve ra në 367, më i uleti që prej datës 21 mars. Zyrtarët spanjollë të shëndetësisë besojnë se epidemia e arriti pikun në 2 Prill kur 950 njerëz vdiqën brenda 24 orëve.

Kjo ndodhi rreth tre javë pasi qeveria vendosi karantinën e plotë. Izolimi është zgjatur dy herë dhe parlamenti spanjoll miratoi së fundi shtrirjen e re të tij deri në 9 maj, edhe pse nga e diela, kushtet e lëvizjes do të lehtësohen disi.


Shtuar 24.04.2020 15:55