“Faleminderit vëllezër”, Italia publikon videon përlotëse (VIDEO)

Ndihma që shumë vende nxituan të japin për Italinë në momentet më të vështira, mes tyre edhe Shqipëria është vlerësuar shumë nga vendi fqinj.

Ata këtë herë kanë përgatitur një video prekëse ku falenderojnë “vëllezërit” e tyre.

“Faleminderit vellezer, erdhet nga larg, nga tokat tuaja, duke tundur flamujt tuaj, erdhet edhe pa jua kerkuar, erdhet per ne, per te na ulur kurben”, thuhet ne video.

Kujtojme se vetem nje dite me pare Shqipëria dërgoi edhe 60 infermierë të tjerë në Itali për të ndihmuar në luftën kundër koronavirusit.

Videon e ka postuar mengjesin e sotem kryeministri Rama ne faqen e tij ne Facebook, me kete shenim: MIRËMËNGJES😊 #KRENARpërSHQIPËRINË👐🏿 /albeu.com/


Shtuar 21.04.2020 06:25