Ermali i kushtoi këngë, reagon Pëllumb Pipero (VIDEO)

Ermal Mamaqi publikoi mbrëmë një këngë për mjekun infeksionist Pëllumb Pipero i cili gjatë gjithë kësaj kohe ka ndihmuar qytetarët me këshillat e tij duke dhënë informacione vazhdimisht për koronavirusin.

I ftuar mbrëmjen e sotme në “Open”, Pipero qeshi kur në sfond iu vendos kënga e Ermalit. Mjeku komunikoi live me Ermalin duke treguar se ata njihen personalisht.

“Pëllumb Pipero është ëndrra e çdo fisi sepse besoj të gjithë do donin ta kishin dajë apo xhaxha për t’u konsultuar. Tani po mendoj t’i bëj një film”, tha Ermali.


Shtuar 31.03.2020 21:35