EMRI/ E preu në besë, mendonte se e kishte shok për kokë por ai i mori jetën

Ekzekutori i Vilson Tafçiut, mësohet të jetë Noel Dishi.

Sipas njoftimit të policisë, ky person përdorte tre identitete.

Dishi mësohet se është nga Dibra dhe banues në Sukth. Ai ka qenë shok me viktimën dhe kanë qenë bashkë madje edhe në Francë dhe Zvicër.

Policia ka marrë në pyetje familjarët e autorit të dyshuar në Sukth të cilët kanë thënë se Vilsonin e njihnin si shok të djalit dhe se shkonte shpesh në shtëpinë e tyre.

Po kështu familjarët kanë deklaruar se prej më shumë se 2 javësh mes Vilson Tafçiut dhe Noel Dishit ka ndodhur një zënkë që ka prishur miqësinë por motivin e saj nuk e dine. Prindërit kanë pohuar se me të birin nuk janë takuar që një ditë para se të ndodhte vrasja.


Shtuar 22.01.2020 10:27