“E kënaqën” 7 vite, Rama dhe Ahmetaj “hapin thesin”: Pagë 700 euro për infemierët

Ministri i Rindërtimit ka zbuluar rritjen e pagës për mjekët dhe infermierët të paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama.

Premtimi vjen pas 7 vitesh qeverisje, gjatë të cilës nuk u bë asnjë rritje, qoftë edhe subvencion të nivelit të inflacionit.

Ahmetaj tha se do të ketë një rritje deri në 1200 euro për mjekët dhe 700 euro për infermierët.

Kreu i qeverisë Edi Rama deklaroi se javën tjetër do të bëhet e ditur shuma e akorduar për rritjen e pagave për mjekët, infermierët dhe mësuesit.

“Javën tjetër do kemi paketën përfundimtare për rritjen e pagës së mjekëve dhe infermierëve”, tha Rama. /albeu.com


Shtuar 29.09.2020 12:20