Vetëvritet me armë zjarri një burrë në Durrës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbremjen e kaluar në Sukth, ku një person i ka dhënë fund jetës duke përdorur armë zjarri.

Viktima është një 70-vjeçar, i cili mendohet se kreu këtë akt tragjik për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi
Durrës/Informacion paraprak: Më datë 22.08.2020, rreth orës 20:20, në fshatin Katund Sukth, është gjetur në banesë, dyshohet i vetvrarë me armë gjahu shtetasi Gj.N., 76 vjeç. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për dokumentimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes


Shtuar 23.08.2020 07:41