Tërmeti i fuqishëm shkund Ishullin e Kretës

Ishulli i Kretës është shkundur nga një tërmet i fortë vetëm pak minuta më parë.

Tërmeti ka qenë me magnitutë 5.5 të shkallës rihter ndërsa epiqendra e tërmetit ishte në detin Mesdhe.

Akoma nuk dihet nëse ka dëme materiale apo në njerëz, ndërkohë që muajve të fundit lëkundjet e tërmetit në Greqi janë bërë të shpeshta.


Shtuar 2.05.2020 13:24