“Sherr” me mjete të forta në Durrës, plagoset një person

Plagosje në Durrës, në lagjen nr.17, tek zona e quajtur ish-këneta.

Sipas ABC News, pas një sherri për motive të dobëta dhe pas një debati mes dy personave përplasja ka degraduar në përdorimin e mjeteve të forta.

Mësohet se përplasja ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre duke bërë që të transportohet drejt spitalit në gjendje serioze për jetën.


Shtuar 31.05.2020 20:27