Plas mes Gjiknurit dhe “opozitës”, ndërpritet mbledhja e Këshillit Politik

Një debat i fortë mes Vasilit dhe Gjiknurit është bërë shkak që të ndërpritet për 15 minuta mbledhja e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore.

Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili janë konfliktuar me Damian Gjiknurin në lidhje me rolin e opozitës në këtë Reformë Zgjedhore.

Më herët ditën e sotme u publikuan emal-et e Vasilit dhe Bylykbashit pë Gjiknurin, ku deklararat e kryeministrit Rama ditën e djeshme i cilësonin si “provokime të rënda”.

Kjo ka qenë edhe arsyeja që palët të ndërpresin mbledhjen për 15 minuta. Bylykbashi dhe Vasili janë shprehur se opozita nuk mund të jetë fasadë në këtë tryezë.


Shtuar 13.05.2020 10:32