Mjeti përfundon në liqenin e Banjës, humb jetën 50 vjeçari (FOTO LAJM)

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në liqenin e Banjës në Gramsh.

Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur në fshatin Shushicë, zonë në të cilën liqeni ka thellësi të madhe.

Deri tani nuk dihet se sa persona kanë qenë në automjet por mësohet se një 50 vjeçar ka humbur jetën.

Ndërkohë zjarrfikëset po punojnë për nxjerrjen e automjetit.


Shtuar 18.05.2020 11:48