Pacienti te Sanatoriumi vetëhidhet nga kati i katërt, humb jetën në vend

Një pacient i infektuar me koronavirus është hedhur nga kati i katërt i Sanatoriumit e si pasojë ka humbur jetën.

Bëhet fjalë për një 65 vjeçar, i cili kishte dy ditë i shtruar në spital në gjendje të rënduar shëndetësore, por jo i intubuar.

Mësohet se viktima vinte nga rrethi i Kujës.

Ky nuk është rasti i parë i tillë pasi kujtojmë se pak kohë më parë, edhe një 28 vjeçar nga Durrësi gjeti vdekjen duke u vetëhedhur po nga ky spital.

Njoftimi
Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 02.09.2020, rreth orës 20:00, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një spitali shtetasi H.M., 65 vjeç dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 2.09.2020 18:21