Gjendet i pajetë një burrë në Tiranë, detajet e para

Një person është gjetur i pajetë mesditën e sotme në kryeqytet. Bëhet fjalë për një burrë të moshës 79 vjeçare. Viktima është gjetur në zonën e Kopshtit Zoologjik.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Njoftimi i policisë

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 10.03.2020, rreth orës 12:21, tek Kopshti Zoologjik, në trotuar, është gjetur i pajetë shtetasi SH. A., 79 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.


Shtuar 10.03.2020 13:07