E fiksuar pas shpejtësisë, kjo është 25 vjeçarja që humbi jetën sot në Vlorë

Vajza që shihni në këtë foto, është 25 vjeçarja e cila humbi jetën tragjikisht në aksidentin e pasdites së ndodhur sot në Vlorë.

Shpejtësia mbi normat e lejuara rezultoi fatale për 25-vjeçaren. E reja, po udhëtonte me një të afërmen e saj, dhe si pasojë e shpejtësisë humbi kontrollin e mjetit.

Shpejtësia e madhe si dhe futja në mënyrë të gabuar në kthesë sollën përmbysjen e makinës, çka rezultoi fátale për vajzën e re.

25 G. Meto vjecarja ka humbur jetën në vend si pasojë e goditjes në kokë që ka marr pas rënies në bordurë. Ndërkohë që pasagjerja tjetër ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


Shtuar 9.09.2020 20:13