E emëroi Kajmaku, hiqet nga detyra nënkryetari i Bashkisë Vorë

Genti Picari që u emërua si nënkryetar i Bashkisë nga Agim Kajmaku është pezulluar nga detyra.

Vendimi për emrin e tij u mor në ditën, kur Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve vendosi shkarkimin e Kajmakut nga detyra e kreut të bashkisë, për shkak të fshehjes së një dënimi në Greqi dhe mosdeklarimit në formularin e dekriminalizimit.

Vendimi i pezullimit është marrë nga Gjykata Administrative në Tiranë, e cila mori në shqyrtim ankesën e ish-nënkryetarit të bashkisë.


Shtuar 6.02.2020 13:43