E bënë rrugë, pas Pellumb Piperos, “pre” e mesazhe false bie edhe drejtoresha e ISHP (FOTO LAJM)

Pas “lojës” që disa persona ende të paidentifikuar bënë në emër të mjekut i cili është më në qendër të vëmendjes në këtë periudhë të koronavirusit, Pëllumb Pipero, e pëson edhe drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik Albana Fico.

Një mesazh që po qarkullon në telefonat e shqiptarëve është se gjoja Albana Fico, ka kërkuar me përgjërime që askush të mos dalë nga shtëpia deri në fund të kësaj jave, as për pazar, pasi situata është serioze, sipas SMS-ë.

Instituti i Shëndetit Publik thotë se i përgënjeshtron mesazhet e qarkulluara këto ditë mbi një korrespondencë personale të drejtoreshës së ISHP mbi situatën aktuale të COVID-19.

ISHP i bën thirrje të gjithë qytetarëve që në këto momente të rëndësishme të mos bien pre e lajmeve dhe mesazheve të rreme.

REAGIMI

👉 Ndiqni më poshtë ju lutem mesazhin e drejtoreshës së ISHP, Dr. Albana Fico.

Ju lutem mos shpërndani mesazhe të sajuara duke përdorur emrin tim dhe të kolegeve të mij.

NE NUK KOMUNIKOJMË PERSONALISHT APO MIQËSISHT!
Ndiqni burimet zyrtare!!

Është koha të kujdesemi për njëri – tjetrin duke zbatuar masat e distancimit social, higjenën personale dhe respiratore, masat e ndërmarra nga autoritetet për kufizim lëvizjesh!
Na lejoni t’ju ndihmojmë me efektivitet duke na kursyer këto ” lojra”.


Shtuar 23.03.2020 14:57