9 të infektuar me COVID-19 në Dibër, konfirmohet një rast i ri

Një rast i ri është konfirmuar sërish me koronavirus në Dibër duke e çuar në 9 numrin e të infektuarve në këtë qark.

Abc News raporton se gjatë 24 orëve të fundit janë zhvilluar 23 tamponë, ku ka rezultuar pozitiv vetëm një rast në Peshkopi.

I infektuari është një nga familjarët e dy rasteve të para , të cilat u infektuan në QSUT.

Ndërkohë këtë të dielë në vendin tonë janë konfirmuar pozitive me koronavirus 74 raste të reja duke e çuar në 2893 numrin e përgjithshëm të të infektuarve, ndërsa numri i viktimave deri më tani është 76.


Shtuar 5.07.2020 09:20