COVID-19 gjunjëzon botën, mbi 3 milion të infektuar

Bota vijoj të jetë nën pushtetin e koronavirusit që akoma nuk dihet se kur do e ketë fundi. Deri më tani në botë numri i rasteve të prekur me koronavirus është 3 220, 969 raste, ndërkohë që numri i viktimave ka kapur shifrën 228 251.

Nga ana tjetër, sa u takon të shëruarve janë 1,001,933 persona që kanë fituar betejën me Covid-19.

Vendin e parë mbi rastet me koronavirus e mban SHBA me 1 064 572 të tilla, Spanja me 236 899; Italia me 203 591; Franca 166 420 , Gjermania 161 539 dhe Britania e Madhe 165 221.

SHBA kryeson edhe në listën e zezë të viktimave me 61 669 vdekje, Italia është e dyta me 27 682, ndërsa në vend të tretë tashmë për numrin viktimave nga koronavirusi ka kaluar Britania e Madhe me 26 097.

Ndërsa vendi i orgjinës Kina, qëndron në vendin e 10 persa i përket numrit të rasteve të konfirmuara me koronavirus.


Shtuar 30.04.2020 06:15