Buzëqesh Juve, ylli i skuadrës gati për derbin

Lajme të mira te Juventusi. Ditën e premte, Giorgio Chiellini është stërvitur me pjesën tjetër të ekipit dhe shkon drejt grumbullimit nga trajneri Maurizio Sarri për sfidën vendimtare përballë Interit, të dielën në mbrëmje, që do të luhet në “Allianz Stadium” pa tifozë.

Mbrojtësi, pas këputjes së krociatit të gjurit të djathtë në shtator, ishte kthyer rregullisht në fushë, por ka nevojë ende për periudhën e rehabilitimit dhe ritmit, ndaj edhe nuk është rrezikuar.

Por, duke parë sinjalet pozitive, Sarri mund ta vendosë në listën e lojtarëve të grumbulluar.


Shtuar 6.03.2020 17:01