Burrë e grua me urgjencë drejt Tiranës, si u infektuan me Covid-19

Vazhdojnë akoma të shtohen rastet e personave të infektuar me Covid-19 në Shqipëri.

Personi i tretë që është infektuar me koronavirus në Elbasan shtë një burrë rreth moshës 60-vjecare shkruan panorama.

Ai banon me gruan e tij tek Varrezat e Deshmoreve ne qytet dhe sipas asaj që kanë dëshmuar vetë për bluzat e bardha nuk kanë pasur asnjë histori udhëtimi jashtë vendit.

Burimet bëjnë me dije se dje bashkëshortët janë nisur drejt Tiranës me urgjencë, pasi edhe gruaja ka shfaqur temperaturë të lartë.

Pasi u është bërë tampon, burri ka dalë pozitiv me koronavirus. Pritet tashmë hetimi epidemiologjik per te caktuar sesi eshte infektuar 60-vjecari.


Shtuar 25.03.2020 12:00