Budina: Nesër protestë në orën 16:30, ngrihemi kundër tentativës për vrasje

Robert Budina ka njoftuar një protestë ditën e nesërme në orën 16:30 para ministrisë së Brendshme.

Budina tha se gjatë natës së kaluar është bërë tentativë për vrasje dhe se kanë shkëputur ccdo lidhje me qeverinë shqiptare.

“Nesër në orën 16:30 Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit thërret në protestë gjithë popullin e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë. Kjo protestë bëhet sepse gjatë natës së kaluar filluan shembjen e Teatrit ndërkohë që ne ishim brenda, dhe kjo mund të vijojë në çdo shtëpi tuajën. Protesta do të bëhet përballë ministrisë së Brendshme sepse ata tentuan të na vrásin.

Ne kemi ndërprerë çdo lidhje me qeverinë shqiptare, nuk kemi ndërmend të kërkojmë askujt leje. Kemi lënë gjërat që kishim me vete mbrëmë, i kërkuam drejtuesit të policisë dhe nuk na lejoi. Asnjë leje nuk do të kërkojmë. Mua më kanë kapur brenda godinës, më kanë shkélur me këmbë, na ndóqën, na sollën me dhùnë meqë ishte errësirë. Një zonjë e shkélën me këmbë. Kundër kësaj tentative për vrásje ne thërrasim gjithë popullin që të mos i lejojmë më dhe të mbrojmë demokracinë”.


Shtuar 17.05.2020 17:23