Bartomeu tregon kur falimenton Barcelona

Barcelona njoftoi dje uljen e pagave me 70 përqind, pasi futbollistët me Lionel Messin në krye kishin rënë dakord për reduktimin e pagave.

Në një intervistë për mediet spanjolle, presidenti Bartomeu ka sqaruar atë atë që ndodhi brenda klubit në lidhje me këtë çështje.

“Messi më tha që ditën e parë se kjo ulje duhet bërë. Propozimi erdhi nga kapitenët. Është një gjest, që tregon përkushtimin e tyre ndaj klubit. Ndoshta lojtarët janë irrituar prej fjalëve të thëna nga njerëz brenda dhe jashtë klubit, të cilët nuk i dinë të gjitha. Negociatat janë bërë vetëm nga unë dhe Oscar Grau dhe ne nuk kemi thënë asnjë fjalë”.

Numri një i katalanasve më tej sqaroi se pavarësisht vështirësive, Barcelona nuk ka rrezik falimentimi.

Biodroga – Men Anti-Age
“Që nga 14 mars, Barcelona nuk ka asnjë të ardhur, por nuk falimentojmë deri në qershor. Nëse nuk do të rinisim deri në qershor, sigurisht që do të ketë humbje dhe kjo është arsyeja përse bëmë reduktimin e pagave”.


Shtuar 31.03.2020 14:11