As të burgosurit nuk e pranojnë dot krimin makabër, çfarë po ndodh me 26 vjeçarin në qeli

Përdhunimi, torturmi dhe më pas mbytja në rezervuar e 50 vjeçares Drita Saliaj ka tronditur opinonin e gjithë shqipëtarëve.

Dy 16-vjeçarët, Luis Saliaj dhe Sindi Shehaj, së bashku me 26-vjeçarin, Ervis Zotaj kryen krimin makabër, dhe tashmë ndodhen në ambjentet e burgut.

Ditën e djeshme, nw rrjetet sociale e media qarkulloi lajmi se Ervis Zotaj është dhunuar barbarisht në ambientet e burgut të Fierit nga një grup të dënuarish. I riu mësohet të jetë rrahur nga rreth 20 persona, të cilët i kanë shkaktuar dëmtime të rënda fizike.

Gjithashtu, të burgosur të tjerë nuk nuk kanë pranuar të qëndrojnë në të njëjtën qeli me Zotajn.

Sipas të dënuarve, nuk mund të rrijë me ta një person që ka bërë një krim kaq monstruoz./albeu.com/


Shtuar 16.01.2020 09:55