“AS” publikon formacionin e frikshëm të Juventusit për sezonin e ardhshëm (VIDEO)

Juventus verën e këtij viti do të bëjë investime të mëdha kryesisht në repartin e sulmit. Këtë sezon Gonzalo Higuain nuk ka mundur që të bindë Sarrin, duke gjetur pak herë rrugën e rrjetës.

Sulmuesi argjentinas pritet të largohet, ndërkohë që drejtuesit e klubit bardhezi nuk kanë shumë dyshime për emrin që duhet të afrohet. Kandidatët kryesor për momentin janë dy: Harry Kane dhe Mauro Icardi.

Bomberi anglez duket se ka shprehur pëlqimin për një transferim në Torino për të luajtur në krahë të Ronaldos, por duhet mposhtur dhe konkurrenca me Real Madridin. Më e thjeshtë duket pista që të çon te Icardi.

Sulmuesi argjentinas ka shprehur prej kohësh dëshirën për të qenë pjesë e klubit torinez. Gazeta “AS” ka zbuluar 11-shen hipotetike të bardhezinjve për sezonin e ardhshëm.


Shtuar 18.03.2020 16:13