Protesta e thirrur nga studentët, me mbështetjen e Partisë Demokratike, filloi në orën 14:00 përpara Ministrisë së Arsimit. Më pas, pjesëmarrësit u drejtuan për te Kryeministria.
Në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, një protestues u përfshi në një debat të ashpër me efektivët e policisë që qëndronin në rresht. Ai u tha me tone të forta: “Mos u bëni garipa me maska! Legena. Hiqeni maskën!”.
Të lidhura
None found
Gjatë tubimit, protestuesit hodhën gurë drejt policisë. Efektivët u kundërpërgjigjën duke përdorur ujë me presion, spray me piper dhe gaz lotsjellës.








