Aksident në Tiranë, makina përplas biçikletën

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në zonën e 9-katësheve në qendër të kryeqytetit.

Mësohet se një person i cili lëvizte me biçikletë u përplas nga një makinë.

Ka qenë një grua në timon ajo që ka përplasur burrin, duke e lënë të shtrirë përtokë në vijat e bardha.

Lidhur me këtë ngjarje policia vijon hetimet për të zbuluar më shumë.

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 12.03.2020, rreth orës 09:50, tek vendi i quajtur Ushtari i Panjohur, një mjet me drejtuesen shtetasen M.V., në rrethana ende të paqarta ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikur i cili është dërguar menjeherë në spital dhe ndodhet nënkujdesin e mjekëve.
Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në Komisariatin Nr.1 për veprime të metejshme.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 12.03.2020 09:42