Agjenti i njohur brazilian: Real Madrid kërkon transferimin e Neymar

Agjenti i njohur brazilian, Wagner Riberio, ka zbuluar se Real Madrid është i interesuar të nënshkruajë me Neymer.

Ribeiro më parë ka qenë agjent i Neymar, dhe ka zbuluar se një vit më parë ka pasur një takim me Florentino Perezin.

“Unë kam qenë disa herë në Madrid sepse presidenti i vërtetë, Florentino Perez, synonte blerjen e Neymar. Vitin e kaluar në maj u ulëm në zyrën e tij dhe më tha që donte të transferonte Neymarin”, ka zbuluar Ribeiro.

“Përkundër kësaj, unë mendoj se Neymar do të qëndrojë në Paris këtë verë, sepse ka tregu ka ndryshuar shumë shkaku i situatës pandemike”.

“Situata financiare e klubeve në gjithë botën ka ndryshuar”.

Verën e kaluar Barcelona bëri përpjekje për të rikthyer Neymarin në Camp Nou por një marrëveshje me PSG-në nuk u arrit


Shtuar 19.05.2020 16:36