A është kjo një shpresë? Të shërohesh përmes gjakut të pacientëve që fituan betejën ndaj COVID 19

Disa pacientë në Itali tashmë kanë marrë plazmën e pacientëve të kuruar nga koronavirusi, të cilët më pas zhvilluan antitrupa për të luftuar koronavirusin.

Kështu eksperimentimi i terapisë plazmatike hyri në Poliklinikën e Pavias. Protokolli ishte përgatitur nga Shërbimi i Mjekësisë Imunologjike të Hematologjisë dhe Transfuzionit të San Matteo, në bashkëpunim me strukturat e tjera si ATS e Mantua.

Dy të parët që dhuruan plazmat ishin mjekët e Pieve Porto Morone (Pavia), burrë e grua, rastet e para të të infektuarve me Covid-19 në provincën e Pavias./Ansa


Shtuar 2.04.2020 14:53