7 RËNDË/ Ministria tregon çfarë po ndodh tek Infektivi dhe te spitali COVID 2

Teksa numri i viktimave nga koronavirusi ka shkuar në 11 vetë dhe 223 numri i të prekurve, Ministria e Shëndetësisë ka dhënë sot edhe detaje rreth gjendjes së pacientëve që po trajtohen në Infektiv.

Sipas ministrise, në shërbimin infektiv aktualisht janë 74 të shtruar. Prej tyre 7 janë në terapi intensive nga të cilët 4 janë të intubuar.

Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

“Ndërkohë në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi” kemi një pacient të shtruar”- tha ministria ne raportimin e bere sot.

Por, bashke me keto te dhena ka edhe nje lajm te mire, pasi kemi 4 të shëruar në 24 orët e fundit dhe deri tani kemi 44 të shëruar pas testeve të kontrollit të kryera kanë rezultuar negativë.


Shtuar 30.03.2020 09:37