Punëtorit i ra vinçi në kokë, lirohen 2 të arrestuarit në Korçë

Gjykata e Korçës lë të lirë përgjegjësin teknik dhe manovratorin e vinçit te cilet u arrestuan pak dite me pare pas aksidentit ku humbi jeten nje 36 vjeçar teksa punonte ne nje pallat ne ndertim dhe u plagos shoku i tij punetor.

Prokuroria ka kërkuar për Flamur Palla dhe Aurel Zyma masën e sigurisë detyrim paraqitje, kërkesë që është pranuar nga gjykata.

Prokuroria është në pritje të konkluzioneve të ekspertëve, për të përcaktuar shkakun e vdekjes së 36 vjećarit Elvis Josifi dhe plagosjen e kolegut të tij në 3 janar.


Shtuar 7.01.2020 08:58